Policia ka vënë në pranga një 21 vjeçar që i është kthyer në makth një vajze 25 vjeçare nga Tirana. I arrestuari është shtetasi Gertjan Harapi, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ai i kërkonte me insistim një lidhje dashurie vajzës me iniciale G.Z. Siç thuhet në komunikatën e Policisë, “në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur shtetasen G. Z., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, duke i shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike”.