Policia e Durrësit ka arrestuar sot hajdutin e Xhamisë së Durrësit, i cili akuzohet edhe për disa vjedhje të tjera nëpër zyra institucionesh.
Për këtë arsye, operacioni për kapjen e tij është koduar “Zyrtari”. Ai është Eduart Gogoli, 36vjeç, i akuzuar edhe per gjashtë vjedhje te tjera si më poshtë:
1.Vjedhje e 1 laptopi të Kapitenerisë, Porti Durrës.
2.Vjedhje e 3 monitorëve të Drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës.
3.Vjedhje e 1 Video Projektor dhe 1 Expres kafeje në shkollën 9 – vjecare “Bedrie Bebeziqi”, Durrës.
4.Vjedhjen e shumës prej 5 000 lekë në Xhaminë, Durrës.
5.Vjedhje e 2 Laptopëve në Poliklinikën Qëndrore, Durrës.
6.Vjedhje e 2 monitorëve në Spitalin Rajonal Durrës. Shtetasi i lartpërmendur, është liruar nga I.E.V.P. më datë 21.01.2016, pasi vuante dënimin prej 5 vitesh për të njëjtën vepër penale.