Eshtë arrestuar në Vjenë 40 vjeçari shqiptar Blenard Fejzullai. Ai njihet si një nga trafikantët më të rrezikshëm dhe ishte në arrati prej 10 vitesh. Organizata kriminale e tij u shkatërrua në vitet 2000-2001 dhe ai u dënua në mungesë me 12 vite burg.
Sipas mediave italiane shqiptari gjatë kësaj kohe është fshehur në Shqipëri, në qytetin tij të lindjes, në Fier. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari ka jetuar gjatë kësaj kohe në luks, pasi vazhdonte të merret me trafik heroine.
Hetimet kanë treguar se në fillim të viteve 2000 ai ka futur në Evropë sasi të mëdha të heroinës nga Afganistani, duke bashkëpunuar me talebanët.
Por nuk ishte vetëm heroina, lënda narkotikte që fuste shqiptari në Evropë. Ai njihet edhe për “kokainë rozë” të ardhur nga Bolivia dhe që konsiderohet me cilësi tejet të lartë. Kjo lloj droge është shumë e shtrenjtë në tregun me pakicë.
Sipas hetuesve ai përdorte rrjetet sociale për shitjen e drogës, email-e, një mënyrë e kopjuar nga grupi terrorist Al Kaeda.