Efektivët e policisë së Ceparana-s në Itali, kanë menduar se po merrte mjetet e nevojshme për vjedhje, kur kanë pikasur 22-vjeçarin shqiptar me iniciale M.K., teksa gërmonte në zonën e pyllëzuar të parkut në Bolano.
Agjentët e kapën shqiptarin teksa ka nxjerrë nga toka një enë qelqi. Në të, gjendej një kristal kokaine të pastër, me peshë 40 gram, që në treg vlente rreth 5.000 euro, raportojnë sot mediat lokale.
I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.