Një dron që dyshohet se kishte destinacion një të burgosur, është përplasur me telat rrethues të një burgu në Oksfordshire të Anglisë.
Rojat e burgut të kategorisë B, kanë gjetur një dron, në të cilin mbahej një qese e mbushur me kanabis dhe disa telefona.
Autoritetet kanë nisur hetimet, për të zbuluar se kujt i përkiste ky dron dhe për kë ishte nisur.