Pas kallzimit se nga banesa e N.Dardhës është qëlluar me armë gjatë natës, policia ka arrestuar të birin, 20-vjeçarinRomario Dardha, banues në Ishull, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit nga fqinjët se nga banesa e N.Dardha (babai i të arrestuarit) është qëlluar me armë zjarri, kur e gjithë familja ishte në gjumë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik me një krehër me 20 fishekë dhe 1 pushkë.
Ndërkohë po vijon hetimet për sqarimin nëse ndonjëra nga këto armë është përdorur për të qëlluar në drejtim të banesës së N.Dardhës, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”