Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapen me drogë, trafikantët qëllojnë me armë në Bulqizë

2017/04/30 at 3:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapen me drogë, trafikantët qëllojnë me armë në Bulqizë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Autorët që udhëtonin dy me motor dhe dy me automjet nuk iu bindën urdhrit të Policisë Kufitare për të ndaluar por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare.
Gjatë ikjes me shpejtësi, dy shtetasit që udhëtonin me motor dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia Kufitare është vënë në ndjekje të tyre ku ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve së bashku me automjetin e tyre të fshehur në një rrugë dytësore.
“Gjatë kontrollit të zonës përreth ku ishin fshehur autorët Policia gjeti dhe sekuestroi katër thasë të mbushur me pako me lëndë narkotike Marijuanë me peshë rreth 105 kilogramë.
Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kanë konstatuar një motorr dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi në drejtim të kufirit me Maqedoninë.
Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të patrullës së Policisë. Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorrit ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë kërkuar përforcime.
Si rezultat i ndjekjes dhe kontrollit të zonës është bërë e mundur që në një rrugë dytësore, policia të gjejë dhe bllokojë automjetin si dhe të arrestojnë në flagrancë drejtuesin e automjetit dhe pasagjerin që udhëtonte me këtë mjet. Po në vijim të kontrollit të zonës, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë, ku brenda tyre kishte 15 pako më lëndë narkotike , gjithsej rreth 105 kilogramë Marijuanë.
Ndërkohë vijon kontrolli i zonës për gjetjen e motorit dhe kapjen e dy personave që qarkullonin me të. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët në Dejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasëve:
Ridjan Miftari, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, (drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike). B. I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan (pasagjer në automjetin që transportohej lënda narkotike). Gjithashtu po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.XH, dhe B.O, ku vijon puna për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë. Ndërkohë në vendngjarje vijon puna për gjetjen e gëzhojave si dhe të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër në ikje e sipër pasagjeri që qarkullonte me motor. Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
F1/ Valtteri Bottas fiton Çmimin e Madh të Rusisë

F1/ Valtteri Bottas fiton Çmimin e Madh të Rusisë

Për një natë pasionante, ndiqni këto këshilla

Rrëfimi/ “E tradhtova me shokun e tij nga inati i mesazheve...”

Zonjë e Parë apo … Iliri Meta President, ja fati politik i Monika Kryemadhit

Zonjë e Parë apo ... Iliri Meta President, ja fati politik i Monika Kryemadhit

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com