Rreth 125 kg marijuanë janë kapur sot në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar.
Burime konfidenciale nga policia e Igumenicës, e cila ende s’ka dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp, bën me dije se janë arrestuar dy shqiptarë.
Sipas News 24, ata janë Andrea Aliaj, 24 vjeç, lindur në Vlorë, e Bledar Zotaj, 34, lindur në Greskë.
Nuk dihen detaje të tjera për operacionin.