Policia e Janinës ka sekuestruar 138 kg drogë, disa armë kallashnikov dhe fishekë në një zonë me pyje, ndërsa dyshohet se vinin nga Shqipëria.
Aksioni për kapjen e lëndës narkotike është bërë mëngjesin e së enjtes dhe droga ishte ndarë në 123 pako dhe e futur në çanta udhëtimi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe zbulimin e autorëve të sasisë së drogës dhe armëve.