Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka shpallur një tjetër shtetas në kërkim pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre në fshatin Nikël, të Krujës u sekuestruan rreth 9 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Në prangat e policisë ranë Arben Muça, 35 vjeç, Amarildo Seferi, 22- vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.Ç. 24- vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar u seksturuan edhe 3 telefona celuarë,mjeti tip Benz dhe mjeti tip Golf në cilësinë e provës materiale. Mbi të ndaluarit rëndon akuza e veprës penale “prodhimi dhe shitja e nakotikëve.