Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga Guardia di Finanza italiane në orët e para të mëngjesit të së premtes, pasi u kapën në flagrancë me 700 kg drogë e llojit marijuanë në bordin e një gomoneje.
Gomonia e shqiptarëve u ndalua në brigjet e Puljas. Në pranga ranë shtetasit D.Q 40 vjeç dhe T.K 45 vjeç, të dy me origjinë nga qyteti i Vlorës. Skafi i tyre u pikas në pranë qytetit të Barit, ndërsa roja bregdetare italiane kishte rreth një javë, që ishte në gjendje alarmi si pasojë e informacioneve nga prefektura e Barit.
Ajo çka ngriti dyshimet te agjentët italianë, ishte kalimi i skafit me drita të fikura. Sapo panë barkën e policisë, dy shqiptarët tentuan të largohen me shpejtësi drejt veriut, por u kapën nga forcat italiane edhe me ndihmën e një helikopteri. Mediat italiane shkruajnë se vlera e drogës së sekuestruar rreth 7 milionë euro.