Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme 275 kg drogë prej të cilave 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë.
Sipas raportimeve nga media italiane, në pranga kanë rënë tre shqiptarë ,dy prej të cilëve me banim në Rimini e një tjetër ilegal në shtetin fqinj. Të rinjt, identiteti i të cilëve nuk bëhët i ditur, ishin të moshës 26, 39 dhe 35 vjeç.
Shqiptarët janë arrestuar teksa po bënin shkëmbimi e lëndës narkotike. Ajo që bënë përshtypje është se mbi pakot e marjuanës u gjetë i stampuar imazhi i “Gokut”, personazh i filmave vizatimor. Sipas policisë kjo është një nga mënyrat e komunikimit të koduara mes palëve.
Mendohet se droga ishte e destinuar për tregtarët e mëdhenj dhe kap vlerën e 700 mijë euro. Gjatë momentit të aksionit policor, shoferi i kamionit është arratisur duke u shpëtuar efektivëve të policisë./Opinion.al