Turqia arrestoi 16 xhihadistë të dyshuar të Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al Kaedës, gjatë një operacioni të gjerë të policisë në lindje të vendit, bëri sot të ditur agjencia zyrtare e lajmeve turke, Anadolu Agency.
“Të dyshuarit u arrestuan gjatë një ofensive bastisjesh në rajonin Adiyaman, duke vënë në shënjestër persona të dyshuar që kanë lidhje me sulmet në Siri”, shtoi Anadolu Agency pa dhënë detaje të tjera.
Fronti A -Nosra është një grup xhihadist i sprovuar me luftimet, i mirorganizuar dhe aleat me rebelimin anti-Asad.