Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kap burrin me dashnoren në ballkon, përfundojnë në polici

2016/03/03 at 6:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kap burrin me dashnoren në ballkon, përfundojnë në polici

Një 30­-vjeçare shqiptare ka humbur një fëmijë për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj amerikano­ latin gjatë shtatzënisë. Marrëdhënia mes çiftit, të njohur në Itali, ka vijuar të jetë e acaruar.

Në momentin kur ka dashur të prishë lidhjen, një shtatzëni e re e ka bërë shqiptaren të ndërrojë mendje. Edhe pse i ka dhënë një tjetër mundësi bashkëshortit, grindjet dhe zënkat kanë shoqëruar raportin e tyre.

Pas ardhjes në jetë të fëmijës, çifti është zhvendosur në Tiranë.

Vendbanimi i ri ka mbartur problemet e vjetra për 30­ vjeçaren M.S. Bashkëshorti i saj, 5 vjet më i ri, J.R., lindur në një nga vendet e Amerikës Latine ka vijuar të dilte natën dhe ta linte vetëm më foshnjën.

Përplasja në çift ka kulmuar kur 30­vjeçarja e ka parë bashkëshortin e saj në ballkonin e banesës së tyre në shoqërinë e një femre tjetër. Kur ka shkuar të përballet me bashkëshortin, ai e ka dhunuar duke e përplasur në murin përballë derës së banesës së tyre.

URDHRI I MBROJTJES

Të gjitha këto fakte janë pohuar nga ana e 30­vjeçares M.S. në gjykatë, gjatë shqyrtimit të kërkesës së saj për lëshimin e një urdhri mbrojtjeje ndaj bashkëshortit të saj.

Në një seancë të zhvilluar pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e nënës së re.

Sipas vendimit, për një vit me radhë amerikano­latini J.R. nuk duhet të kontaktojë, cenojë, kërcënojë apo kryejë veprime dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas M.S., bashkëshorti i saj nuk sillte të ardhura në shtëpi, ndërkohë që dilte në orët e vona me njerëz të papërshtatshëm.

E KAPURA “MAT”

Paditësja M.S. ka rrëfyer në gjykatë edhe skenën tronditëse, ku nga ballkoni i banesës së motrës së saj që jetonte në të njëjtin pallat ka parë bashkëshortin me një femër tjetër. “Ballkoni i shtëpisë së motrës sime është përballë me ballkonin e shtëpisë sonë, ku aktualisht jeton i padituri. Unë po flisja me vjehrrin në telefon dhe ai po pyeste për djalin. Në këtë moment shoh që J. del në ballkonin e shtëpisë sonë me një vajzë.

Ata po përqafoheshin në ballkon përballë meje. Atëherë unë i thashë vjehrrit që J. ka një tjetër. I thashë le të vazhdojë jetën e tij dhe se unë do të marr gjërat e mia nga shtëpia.

Shkova te shtëpia dhe i rashë derës. Ai doli dhe unë i kërkova që të marr gjërat e mia. Më tha që të ikja, se në këtë moment ishte i zënë dhe se do të m’i sillte më vonë. Unë insistova që t’i merrja në atë moment.

Doja të futesha në shtëpi dhe ai më shtyu dhe më përplasi në mur. Këtë gjë e bëri dhe me motrën time. Unë i thosha dua thjesht gjërat e mia. Ai mbylli derën dhe m’i hodhi të gjitha rrobat nga ballkoni. Mora policinë në telefon.

Pasi erdhi policia, ai i tha që ne po grindeshim. Ai e la në shtëpi vajzën me të cilën shoqërohej dhe më pas shkuam të gjithë në rajonin e policisë që të sqaroheshim.

Në polici, unë nuk kërkova që ta fus në burg. Kërkova vetëm urdhër mbrojtjeje. Kur dolëm nga rajoni më tha do të të shkatërroj jetën dhe do të të marr djalin”, ka rrëfyer 30­ vjeçarja në sallën e gjyqit.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Video/ Kur Alfred Peza intervistonte Zani Çaushin në vitin 1998

Video/ Kur Alfred Peza intervistonte Zani Çaushin në vitin 1998

Mohimi i vizave/ A do të shqiptojë ambasadori Lu edhe emrat e politikanëve të korruptuar?

Mohimi i vizave/ A do të shqiptojë ambasadori Lu edhe emrat e politikanëve të korruptuar?

Video/ Fevziu: Pse i tregojnë vajzat historitë?! Xhokaxhi: Jo vetëm kaq por edhe ju telendisim

Video/ Fevziu: Pse i tregojnë vajzat historitë?! Xhokaxhi: Jo vetëm kaq por edhe ju telendisim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com