Në përfundim të Samitit III të Diasporës, gazetarët e pranishëm në Pallatin e Kongreseve kanë patur mundësinë që të pyesin Presidentin Begaj në lidhje me situatën e tensionuar në parlament.
Begaj ka thënë se është momenti që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe po ashtu duhet të sillen edhe shqiptarët. I pyetur nëse ka bërë ndonjë veprim konkret për të ulur palët në tryezë Begaj theksoi se në çdo fjalë tij drejtuar Kuvendit ka përcjellë këtë mesazh.
Pyetje: A keni një koment për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë? Një mesazh për politikën?
Bajram Begaj: Sot është dita e bashkimit dhe politikanët duhet të sillen si të tillë. Parlamenti është vendi ku debatohen ide, programe dhe nuk duhet të sillemi në atë mënyrë.
Pyetje: A keni bërë ndonjë përpjekje për të dialoguar, për të ulur në tryezë zoti Begaj?
Bajram Begaj: Patjetër, në çdo fjalën time drejtuar kuvendit është shprehur një mesazh i tillë./tvklan.al