Dy gra u plagosën me armë nga një polic, pasditen e sotme në Romë.
Sipas mediave lokale, gjatë një aksioni policor, karabinierët kanë urdhëruar një makinë të ndalojë, por ky i fundit nuk i është bindur urdhërit.
Në rrugën “Ozanam”, polici qëlloi me armë drejt makinës, por plagosi dy gra që ndodheshin pranë në momentin e ngjarjes. Mësohet se ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Makina ka arritur të largohet. Policia ka nisur një aksion për gjetjen dhe ndalimin e drejtuesit të makinës.