Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaos dhe përplasje fizike në Kuvend/ PS kërkon masë disiplinore për 7 deputetët e opozitës (Emrat)

2023/10/31 at 1:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vareni në ballë atë foto”, deputetja-opozitës: Shqipëria del nga lista gri, ju zhyteni në zi!

Grupi i PS-së i ka dorëzuar sot një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, të cilës i kërkon mbledhjen e Sekretariatit për Etikën, pas ngjarjes së djeshme në Kuvend.

Në kërkesën e firmosur nga 13 deputetë, grupi i PS ka kërkuar masë disiplinore për 7 deputetët e opozitës: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

“E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati.

Deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhvillimin normal të seancës plenare që në nisje të saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e regjistruar të mbanin fjalën e tyre.

Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnjë deputet të regjistruar të mbante fjalën duke i’u afruar e penguar gjatë diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të përfundonte fjalën.

Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur.

Deputeti Edi Paloka pengoi deputetët e Partisë Socialiste të mbanin fjalën e tyre, u bë pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gjatë kohës që deputeti Bujar Çela po fliste i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr të drejtën e fjalës.

Deputetja Albana Vokshi pengoi gjatë gjithë kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gjatë kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke mos e lejuar të fliste.

Deputetet Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja penguan zhvillimin normal të seancës duke bllokuar foltoren.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 te Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3, gërma dh) dhe ë), nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

– Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masësdisiplinore”, thuhet në kërkesën e PS./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Korridori 8/ Rama: Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

Korridori 8/ Rama: Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

“Shoh gjëra në mur, dëgjoj zëra në vesh”, gruaja: Magji, e gjithë familja e sëmurë (Video)

“Shoh gjëra në mur, dëgjoj zëra në vesh”, gruaja: Magji, e gjithë familja e sëmurë (Video)

Berisha pas mbledhjes me Bardhin dhe deputetët e PD: PS i them mos na provokoni

Berisha pas mbledhjes me Bardhin dhe deputetët e PD: PS i them mos na provokoni

TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com