Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamjet nga kantieri në Spitalin e Lezhës.
Sipas Ramës në këtë spital shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi
“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social Facebook.