Kanosi me thikë një shtetas dhe theu masën e sigurisë arrest në shtëpi, arrestohet nga policia një 36-vjeçari.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes së shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të një konflikti që mund të kishte pasoja të rënda dhe u vu në pranga e shtetasit A. Ç., 36 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
“Ky shtetas, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë. Nga verifikimet rezultoi se A. Ç. ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Vjedhja””. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., për veprat penale “Kanosja”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.