Të gjithë e njohin Kanitën… Për herë të parë ajo është shfaqur në X-Factor, ku arriti të renditej ndër fazat më të rëndëishme të këtij talent të show, ndonëse ishte konkurrentja më e vogël.
Këngëtarja Kanita Suma do të sjellë së shpejti një këngë të re kushtuar Kombëtares shqiptare.
Ajo këtë herë vjen në bashkëpunim me një reper shqiptar, Mc Kastor i cili jeton në Suedi.
Kënga mban titullin “Champion” dhe pritet të lançohet në fund të kësaj jave, thonë burimet pranë këngëtares për Opinion.al.