Tetë janë kandidatët për t’u bërë pjesë e SPAK, të cilët do të merren në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 7 dhjetor.
KLP njofton intervistat nisin në orën 09:00 dhe do të regjistrohen me audio dhe video.
Intervistat me prokurorët që kandidojnë për SPAK zgjasin jo më shumë se 30 minuta për secilin kandidat (nga të cilat 10 minuta për prezantimin individual të kandidatëve dhe 20 minuta për pyetjet/përgjigjet nga anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar të OPDAT).
Kandidatët garojnë për 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme.
Kandidatët:
Albert Kuliçi
Anita Jella
Bledar Maksuti
Kreshnik Ajazi
Ndini Tavani
Ols Dado
Pali Decolli
Sonila Muhametaj (Domi)