Është miratuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve raporti për kandidaturat në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë mbledhje i vetmi që ka votuar kundër ishte Adriatik Alimadhi. Deputetja e PS, Klotilda Bushka e pranishme tha se; “Janë bërë verifikimet për kriteret e tre kandidatëve.”
Në këtë mënyrë Komisioni çon në Kuvend për votim në seancë plenare tre kandidatë; Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji./ Opinion.al