Një zhvillim i çuditshëm vjen nga nga qyteti Barnaul i Siberisë.
Banorët e lodhur nga administratorët abuzivë, kërkojnë që kryetarja e ardhshme e bashkisë së tyre të jetë një mace skoceze 18 muajshe.
Sipas një sondazhi të realizuar në median lokale Altai Online, macja fitoi 91 për qind të 5400 votave kundër 6 rivalëve njerëzorë.
Madje kjo faqe kërkon të mbledhë fonde për të bërë pankartat e fushatës së maces me sloganin:
“Vetëm minjtë nuk votojnë për Barsik!”