Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kandidatët e Ramës, me dosje të rënda”, Berisha porosit demokratët: Bëni gjithçka të bashkoni çdo opozitar! 

2025/03/14 at 12:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kandidatët e Ramës, me dosje të rënda”, Berisha porosit demokratët: Bëni gjithçka të bashkoni çdo opozitar! 

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, zhvilloi një vizitë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. 

Përpos urimit, ai komentoi zhvillimet politike dhe zgjedhjet e 11 majit. 

Berisha u shpreh se “kandidatët e Edi Ramës janë me dosje të rënda”, teksa u dha porosi të zgjedhurve të vetë duke u thënë që të bëjnë gjithçka për të bashkuar çdo opozitar. 

Më tej ai tha se “ne jemi në opozitë për 12 vite dhe do të vazhdojmë të punojmë për shqiptarët”. 

“Në tërësi, klima është shumë pozitive. Siç keni parë ju, listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, që nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Edi Rama ka sot dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish, përvetësim pronash. Ja ku jemi ne, opozitarë 12 vite. Montuan procese politike dhe nxorën se janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh shumë i madh për kandidatët e opozitës. 

Ne kemi të metat tona, por ne nuk kemi mëkatet e tyre. Ne kemi qëndruar 12 vite në opozitë dhe dalim sot para shqiptarëve të betuar që do punojmë për ta. Të betuar që do ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat dhe kudo.
Ne kemi një program që vërtet e transformon Shqipërinë. Çfarë do t’u sugjeroja një gjë të dytë ju? Çdo fjali, çdo fjalë, çdo bisedë, ju do shpalosni programin e PD. Kurrë mos u lodhni me këtë. Ju do i thoni çdo qytetari që ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro, varfëria ekstreme nuk ekziston. Dhe po të merrni vendet e BE, ato nuk kanë varfëri ekstreme. Sepse këto japin pikërisht këtë. 

Ne po e përgatisnim që në vitin 2013, por ne e humbëm pushtetin. Gjetëm 15 mijë familje në varfëri ekstreme dhe do u jepnim atyre minimumin e tyre që u duhej për të mos qenë në varfëri ekstreme. Tani ne do e vendosim këtë normë. Ne do u kthehemi me forcën më të madhe 3 muajt e parë njerëzve në nevojë. Dhe njerëzit më në nevojë sot janë pensionistët, janë një e treta, më shumë se një e treta e kombit. Njerëz që kanë shkrirë jetën e tyre në ndërtimin e këtij vendi dhe tani ndjehen të shpërfillur. 57 përqind e tyre nuk kanë pension të plotë, kanë pensione të pjesshme. Ndaj dhe në këto raste, zgjidhja është këputja e nyjes së rubikonit. Është vendosja e një minimumi jetik 200 euro. Ky është zotimi ynë i prerë. Nuk mund të marrin pensionistët, ata që janë me rroga të ulëta, me të njëjtin çmim gjerat bazë. Atyre do u jepet karta e konsumatorit, për të cilën do u rikthehet e gjithë TVSH-ja e blerjeve dhe ushqimeve bazë. Nuk janë kaq pak, janë 450 euro, janë më shumë sa u përket pensionistëve, janë tre pensione të sotme. Janë afërsisht një rrogë minimale, pra nuk është një gjë e papërfillshme. 

Bëjmë një gjë shumë të mirë, sepse të paktën nuk numërojnë kafshatën. Nuk mund të pranohet ky çmim nafte dhe kjo do pasqyrohet tek të gjithë qytetarët. Kështu që ne naftën, sepse nafta është një piramidë në Shqipëri, me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursë 160 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1400 lekë. Më 7 prill të vitit 2023, nafta në bursë 80 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1800 lekë. Pra, këtu është një piramidë e tmerrshme. Ky i ka vu një taksë naftës më absurden. Po të marrësh për çdo litër naftë 1.1 euro, kjo është një taksë që nuk ekziston kund në këtë formë. Ndaj ne do ulim taksën e naftë dhe do e sjellim naftën në çmimet që e shet Kosova.
Kosova e merr naftën pothuajse tërësisht nga Durrësi dhe atje e shet 40 përqind më lirë. Ka kontrabandë të jashtëzakonshme. Kosova me 400 e ca mijë automjetet, konsumon 630 mijë ton naftë, kurse me 870 mijë automjete, konsumon 540 mijë ton naftë. Këtu ka një kontrabandë që shkon të paktën në 300 mijë ton. Të gjitha këto do luftohen sepse kontrabanda e naftës nuk bëhet pa qeverinë kurrë. Kështu që ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën tonë, me qytetarët tek shpjegimi, tek programi që kemi, një program që përfill dhimbjet e qytetarëve“, tha ai. 

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
I dërguari i posaçëm i BE-së do të vizitojë për herë të parë Kosovën që pas marrjes së postit

I dërguari i posaçëm i BE-së do të vizitojë për herë të parë Kosovën që pas marrjes së postit

Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 21-vjeçari në Maliq

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Foto/ Thaçi në Kosovë për të takuar të atin në spital, “maskat” e Hagës që e shoqëruan nën masa të rrepta sigurie

Foto/ Thaçi në Kosovë për të takuar të atin në spital, “maskat” e Hagës që e shoqëruan nën masa të rrepta sigurie

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com