Edhe pse ende nuk është mbyllur procesi i numërimit të votave në Shqipëri, fitorja e Partisë Socialiste është e padiskutuar. 74 mandatet e fituara deri më tani i dhurojnë Ramës mandatin 4 vjeçar si Kryeministër i vendit me qeverisje absolute.
Kështu, kancelaria gjermane Angela Merkel, ka uruar me anë të një mesazhi Edi Ramën për këtë fitore.
“Urime të merituara. Pres të takohemi për pak ditë” – shkruan Merkel në urimin e saj.
Takimi mes tyre do të zhvillohet në Trieste.
/Opinion.al