Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetizoluar në karantinë pasi është informuar se një mjek që ajo kishte takuar ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Zëdhënësi i Merkel tha që kancelarja gjermane ishte informuar në lidhje me testin e mjekut menjëherë pasi mbajti një konferencë shtypi të dielën duke njoftuar masa të reja për të frenuar përhapjen e virusit.
Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha që Merkel kishte marrë një vaksinë paraprake të premten kundër infeksionit pneumonik.
Seibert tha në një deklaratë se Merkel, 65 vjeç, do t’i nënshtrohej “testeve të rregullta” në ditët në vijim dhe do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia për momentin. /Opinion.al