Një komunitet autokton në Kanadanë veriore ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi 11 persona u përpoqën për t’u vetëvrarë në një ditë.
Attawapiskat First Nation në Ontario ka regjistruar 28 përpjekje vetëvrasjeje në muajin mars dhe më shumë se 100 që prej shtatorit të kaluar. Një nga këta raportohet të ketë vdekur, shkruajnë mediat kanadeze.
Kryeministri, Justin Trudeau e konsideroi lajmin një “trishtim”./BBC