Kur foli për policinë në Kongresin e PS, Edi Rama premtoi fundin e fenomenit të kanabisit, duke nënkuptuar dështimi në të kaluarën. Kryeministri tregoi se çfarë i tha Lulzim Bashës në një nga takimet që patën bashkë, duke i premtuar një polici më të pastër.
“E dini ca i thashë Bashës në një takim, kur përsëriste përrallën e kanabisit. Mos u lodh, ky vit është epilogu i luftës tonë me këtë fenomen dhe jo vetëm Shqipëria do dalë më e lehtësuar nga kjo plagë, por edhe policia e shtetit do dalë më e pastër. Por do jetë problem se edhe ata nuk do jenë në parlament. Do jenë rrugëve dhe do thonë: U ç’i bëmë vetes!”
Një ditë më parë edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa pranoi se Saimir Tahiri kishte gabuar me kanabisin. Gabimet e Tahirit, Xhafaj ia faturoi moshës së tij të re dhe presionit që kishte në postin e ministrit.