Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabisi në Zall Herr/ PL kërkon dorëheqjen e Peleshit: Të japë sqarime para drejtësisë

2023/08/07 at 3:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kanabisi në Zall Herr/ PL kërkon dorëheqjen e Peleshit: Të japë sqarime para drejtësisë

Partia e Lirisë, ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi lidhur me parcelën e kanabisit të gjetur në repartin ushtarak të Zall Herrit.

Në një deklaratë për mediat, Blushi u shpreh se përdorimi i bazave të sigurisë së lartë të Forcave të Armatosura në funksion të kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës është një ngjarje shumë e rëndë, me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare.

Më tej ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në historinë e NATO-s, ku në bazat ushtarake kultivohet drogë, një skandal që nuk mund të ndodhte pa dijeninë e Kryeministrit Rama dhe ministrit Peleshi.

“Vendosja dhe përdorimi i bazave të sigurisë së lartë të Forcave të Armatosura në funksion të kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës është një ngjarje shumë e rëndë, me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe jo vetëm, që duhet të kishte ngritur në këmbë të gjithë shtetin.

Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por është vijim i përdorimit konstant të bazave dhe kapaciteteve të ushtrisë shqiptare në funksion të trafikut të drogës, nga aerodromet, fikja e radarëve e deri tek përfshirja direkte e drejtuesve më të lartë të ushtrisë në këtë trafik.

Tanimë është fakt se Shqipëria është i vetmi vend në historinë e NATO-s ku në bazat ushtarake kultivohet drogë, një skandal që nuk mund të ndodhte pa dijeninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, të përfshirë në këtë aferë.

Është kjo arsyeja pse kultivimi i drogës në bazën e sigurisë së lartë në Zall-Herr të Tiranës nuk “guxohej” të zbulohej nga Policia e Taulant Ballës, por u denoncua dhe u kap nga shërbimet partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të cilat i falënderoj në emër të Partisë së Lirisë për angazhimin e tyre konstant në luftën kundër trafikut të drogës në Shqipëri.

Nëse nuk do të ndodhte ndërhyrja e tyre, ushtarët e Niko Peleshit dhe policët e Taulant Ballës do të vazhdonin të ujisnin dhe të ruanin kanabisin, për ta trafikuar më pas jashtë vendit”-tha Blushi.

Më tej Blushi kërkoi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili sipas tij, duhet të japë sa më parë sqarime para drejtësisë.

“Faktet e dala së fundmi në dritë bëjnë me dije se kultivimi i kanabisit në Zall-Herr ka qenë i mirëorganizuar, aq sa ushtarakët dhe komandantët e përfshirë në këtë skandal ishin kujdesur për të furnizuar në çdo kohë me ujë parcelat e drogës.

Shndërrimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në narko-ushtri, sikur të ishin pjesë e forcave talebane dhe jo anëtare të NATO-s është një skandal i rëndë që implikon thellë dhe me përgjegjësi shumë të rëndë, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili edhe më herët në detyrën e Ministrit të Bujqësisë është akuzuar për parcelat e kanabisit dhe lidhjet shumë të afërta dhe të forta me drejtuesit kryesorë të bandave që drejtojnë trafikun e drogës në Qarkun e Korçës.

Zbulimi nga shërbimet partnere të sigurisë të këtij skandali të turpshëm në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë tregon gjithashtu dështimin flagrant edhe të Shtabit të Përgjithshëm, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe Policisë Ushtarake, çka provon se kultivimi i drogës në bazën më elitare ushtarake ishte një porosi që “vinte nga lart”.

Zbulimi se repartet tona ushtarake, si në rastin e repartit të sigurisë së lartë në Zall-Herr, janë shndërruar në baza droge është një tjetër provë e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet dhe protektorat droge nga Edi Rama, me paratë e të cilave ai ble zgjedhjet.

Kjo ngjarje shumë e rëndë që nxin imazhin e Shqipërisë dhe të Forcave tona të Armatosura, pjesë e NATO-s, kërkon urgjentisht mbajtjen e përgjegjësisë morale, politike dhe ligjore, ndaj apelojmë me forcë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nuk mund të shfajësohet për këtë skandal kaq të rëndë me “dy rreshta justifikim në Facebook” por duhet të japë sa më parë sqarime para drejtësisë”-thotë Blushi.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Këshilltarja e Kurtit ndalohet nga policia në kufi: Ky është diskriminimi shtetërorë serb

Këshilltarja e Kurtit ndalohet nga policia në kufi: Ky është diskriminimi shtetërorë serb

Balla me strukturat detare në Vlorë: Ofroni siguri për pushuesit. Mos të përsëriten…

Balla me strukturat detare në Vlorë: Ofroni siguri për pushuesit. Mos të përsëriten...

Vrau 55-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, policia: Në pranga 33-vjeçari nga Tirana

Vrau 55-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, policia: Në pranga 33-vjeçari nga Tirana

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com