Një 18-vjeçar rumun me iniciale N.(I).D, banues në Shkodër, ka rënë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli”.
Policia njofton se i riu u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte kanabis të ndarë në doza me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një dorezë metalike që iu gjet 18-vjeçarit në momentin e arrestimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.