Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Amsterdam të Holandës.
Ajo garoi pasditen e së dielës në disiplinën e 3000 metave me pengesa duke u renditur në vendin e dytë dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri të sajin, me 9 minuta e 28 sekonda e 52 të qindat . Në vendin e parë u rendit atletja gjermane Gesa Felicitas.