Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kampionati Botëror i Shkollave/ 400 shahistë nga e gjithë bota ndeshen në Shqipëri

2018/04/23 at 6:14 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionati Botëror i Shkollave/ 400 shahistë nga e gjithë bota ndeshen në Shqipëri

“E bukura e shahut është se kjo lojë kapërcen gjuhët, moshat, racat, kombësitë, fetë, gjinitë apo kushtet. Cilado qofshin rrethanat, çdokush mund të shijojë një betejë të fortë mbi dërrasën e shahut”

Kjo shprehje e vjetër për lojën që njihet si “shkenca e mendjes” vlen veçanërisht kur jo pak, por plot 400 të rinj nga e gjithë bota, lojtarë të shahut, përballen me njëri tjetrin në “Kampionatin Botëror të Shkollave”.

Kampionati Botëror i Shkollave në Shah 2018, një aktivitet zyrtar i Federatës Botërore të Shahut, zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në Bregdetin e Adriatikut, në Durrës.

Prej datës 20 Prill deri në 29 Prill 2018, djemtë dhe vajzat nga e gjithë bota do të jenë pjesë e kampionatit që zhvillohet nën patronazhin e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) dhe Federatës Shqiptare të Shahut( FSHSH).

Në të marrin pjesë 6 kategori nxënësish: nën 7 vjeç, nën 09, 11, 13, 15 dhe nën 17 vjeç. 400 nxënës shkollash nga 40 shtete, përfshirë India, Sri Lanka, SHBA, Mongolia mbërrijnë në Shqipëri e bashkë me shoqeruesit e tyre numri i vizitorëve shkon në 700 pjesëmarrës.

Ky Kampionat ka hyrë në rregulloren e Federatës Botërore të Shahut prej vitit 2005. Nga viti 2006 është organizuar rregullisht në vende të tjera, ndërsa këtë vit u zgjodh që të zhvillohet në Shqipëri.

Në 21 Prill u zhvillua ceremonia hapëse e këtij kampionati që sjell në vendin tonë magjinë e shahut. Gjatë ceremonisë, Zëvendës Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, falenderoi FIDE-n, Federatën Botërore të Shahut që këtë vit ia dha mundësinë Shqipërisë që të organizojë këtë event të rëndësishëm.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi, tha se “në Shqipëri ne jemi të vendosur ta masivizojmë dhe popullarizojmë lojën e shahut sepse besojmë fort që sa më herët fëmijët të mësohen me shahun, aq më të përgatitur do të behn nesër për sfidat me të cialt do t’i përballë jeta”.

Patrick Van Holandt, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Vëndeve Frankofone të Shahut, njoftoi se shumë shpejt do të zhvillohet në Shqipëri një tjetër event me rëndësi për shahun, Kampionati Frankofon i Shahut.

Kampionati pritet t’i shërbejë afrimit të të rinjve në këtë sport por edhe projektit për futjen e shahut në shkollat e vendit. Tashmë, 25 mësues shqiptarë janë trajnuar e licencuar nga Federata Botërore e Shahut dhe janë përgatitur ndërkaq 2 libra, për mësues e për nxënës, duke mundësuar futjen e shahut si lëndë edukative në shkolla./ Nga Alteo Hysi

Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos
Sport

Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos

5 Dhjetor, 2025 4:32 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…
Sport

Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…

21 Nëntor, 2025 3:16 pm
Para
Video/ Pësoi vdekje klinike, këngëtari: Përpara syve m’u shfaq nëna ime

Video/ Pësoi vdekje klinike, këngëtari: Përpara syve m’u shfaq nëna ime

226 kg kanabis në cilindra nga Shqipëria në Turqi përmes Maqedonisë

226 kg kanabis në cilindra nga Shqipëria në Turqi përmes Maqedonisë

Virgjereshat e betuara të Shqipërisë: Të bëhesh burrë për të jetuar

Virgjereshat e betuara të Shqipërisë: Të bëhesh burrë për të jetuar

TE FUNDIT

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
14 Dhjetor, 2025

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit...

Lexo më shumë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
14 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Metalurgjiku’, për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni...

Lexo më shumë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
14 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapje të podkastit “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kalaur për gjykim çështjen e Belinda...

Lexo më shumë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i të shtënave që ndodhën dje në Brown University në Providence, në Rhode Island, në bregun lindor të Shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com