Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kampion i gjyles, por nuk merr paratë: Detyrohem të stërvitem pas stadiumit

2022/09/16 at 9:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kampion i gjyles, por nuk merr paratë: Detyrohem të stërvitem pas stadiumit

Emisioni “Stop” ishte në Durrës për problemin e zotit Azgan Zeka, kampion në disiplinën e hedhjes së gjyles në vitin 2021 dhe 2022. Por ai nuk është paguar për atë që i takon, kur duhet të marrë 625 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Vazhdoj të jem për momentin kampion me klubin shumësportësh Teuta. Në 2 vitet e fundit ne nuk kemi marrë më dietat bazë ushqimore që jep klubi. Deri para 2 viteve ka funksionuar që klubi jepte një bazë dietë ushqimore diku tek 250 mijë lekë të vjetra për çdo atlet kush dilte kampion që merrte kategorinë e parë. U përplasëm me shefin e klubit zotin Kreshnik Leka. Në fund të Janarit më është hedhur 600 mijë lekë. Vazhdoj të jem kampion. Edhe pse nuk kam kushte ku të stërvitem sepse këto janë rrethanat jetojmë në Shqipëri, nuk kam më vende ku të stërvitem. Këtu është shkatërruar çdo gjë. Ne i bëjmë stërvitjet në mënyrë private. Pagesat duke i llogaritur pak a shumë duhet të jenë 2-3 milionë Lekë ose mos më shumë që më detyrohet klubi shumësportësh Teuta”, tha kampioni.

“Stop” takoi trajnerin e tij, Emin Kosturi, i cili fajin për pagesat ia kalon Bashkisë së Durrësit.

Trajneri: Këto i ka Bashkia në dorë, Bashkia është problematike. Kemi, s’kemi, ne kemi vite, që s’kemi marrë. Dhe unë s’e kam marrë. Unë këtë i thashë Kreshnikut, që ti do mundohesh të tërheqësh nga Bashkia fondin për Azganin.

Gazetarja: Ku të stërvitet ky djalë?

Azgan Zeka: S’kam, ku të shkoj të bëj stërvitje. Unë bëj mbrapa stadiumit.

Trajneri: Ky ka shumë të drejtë. Unë i ka thënë edhe këtij dhe Kreshnikut, pa i thënë këtij gjë fare. Sportisti ka nevojë të marrë atë, që meriton. Trajneri çon listën dhe unë listën, kur e çoj atje, nuk e bëj unë më atë listë, atë e merr shefi i klubit e studion e bën dhe i vë vulën ai.

Gazetarja: E ke çuar listën me emrin e Azganit?

Trajneri: Qysh jo, o vlla?!

Gazetarja: Sa lekë i takojnë Azganit në muaj?

Trajneri: Azganit takojnë me këtë ligjin e ri 625 mijë lekë.

Drejtuesi i klubit të Teutës, Kreshnik Leka, nxjerr pretendimin, se trajneri Kosturi i ka thënë se Azgani do largohet nga klubi i Teutës. Ai tha se do ta paguajë, por për pjesën e prapambetur të parave nuk bën dot gjë.

Kreshnik Leka: Sapo ka dalë VKM për muajin Dhjetor unë e kam paguar shumën për atë që i takonte si kampion. Në fund të Janarit, jo Azgani vetë se unë nuk e kam takuar më vjen trajneri i tij dhe më thotë se do largohet tek Partizani. Kam bërë një shkresë dhe u largua. Nuk ka asnjë lloj detyrimi për klubin. Ai vërtetim tregon që lojtari është i lirë të shkojë në çfarë do lloj ekipi.

Gazetarja: Ku e keni kërkesën që sportisti ka kërkuar të largohet?

Kreshnik Leka: Atë nuk e kam, dakord nuk e kam. Ka qenë kërkesë verbale e trajnerit. Në momentin që më vë në dijeni trajneri që nuk është më pjesë e Teutës unë nuk e konsideroj më pjesë të klubit. Në Maj, para garës së kampionatit kombëtar, trajneri në listën e sportistëve që do merrnin pjesë më fut dhe emrin e Azganit që unë nuk e kam lexuar dhe kam bërë një firmë. Tani Azgani del kampion, unë nuk e di fare. Më 10 Qershor më vjen shkresa nga Bashkia për ta paguar. Tani ku është gabimi im, ma thuaj?

Gazetarja: Asnjë gabim.

Kreshnik Leka: Nga 1 Qershori do paguhet./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Pretendimet për lidhje me kartelin meksikan, Luftar Hysa: S’kam probleme me drejtësinë

Pretendimet për lidhje me kartelin meksikan, Luftar Hysa: S’kam probleme me drejtësinë

Zelensky: Rusia të shpallet shtet që sponsorizon terrorizmin

Zelensky: Rusia të shpallet shtet që sponsorizon terrorizmin

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 17 shtator 2022

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com