Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.
Bëhet me dije se një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të plagosur dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Si pasojë e aksidentit raportohet se është bllokuar trafiku, e në këtë aks rrugor është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.