Kamikazi që hodhi veten në erë në metronë e Maelbeekut në Belgjikë të martën e kaluar dyshohet se ka përdorur gjeneralitetet e ish-lojtarit të Interit Ibrahim Maaroufi.
Mediat italiane, duke iu referuar një dosje të antiterrorizmit, raportojnë se Khalid El Bakraoui për t’iu fshehur autoriteteve të Brukselit ka përdorur identitetin e ish-lojtarit. Terroristi e ka përdorur identitetin e Maaroufit për të marrë një apartament me qira në Charleroi, Belgjikë.
Sipas mediave italiane, kamikazi kishte qëndruar edhe në Itali para se të kalonte në Greqi. Më 23 korrik, Khalid El Bakraoui është ka zbritur në aeroportin e Trevizos, ku bileta ishte prerë me kartë krediti. Ai kaloi një natë në hotel pranë aeroportit të Venecias dhe më 24 korrik është nisur për në Athinë.
Ibrahim Maaroufi është një futbollist maroken i natyralizuar si belg. Ai ka qenë pjesë e Interit nga viti 2006 deri në vitin 2009. Maaroufi ka debutuar në Serie A më 25 tetor 2006, kur trajner te zikaltrit ishte Roberto Mancini. Marokeni, pas largimit nga Interi, ka luajtur me disa skuadra të ndryshme në Belgjikë e Holandë, ndërsa në Itali ka qenë pjesë edhe e Vicenzas e në fund me Paganese.