Autori i armatosur dhe i maskuar që hyri me automatik dy ditë më parë në një supermarket në Kamëz, kërcënoi të gjithë punonjësit.
Ai kaloi në ngushticat përmes pallateve dhe në katin e parë ndodhej supermarketi. Personi i maskuar u fut brenda, qëlloi me armë dhe doli sërish jashtë. Në këtë moment, punonjësit mbyllin derën. Autori shkon sërish në ngushticën mes pallateve dhe kthehet përsëri në supermarket, duke hapur derën me shkelm.
Në këtë moment, ai i kërcënoi të gjithë që të mos lëviznin. “Do t’iu vras të gjithëve”, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’. Më pas qëlloi sërish me armë, duke lënë të plagosur një 19-vjeçare, e cila mori një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi u largua nga supermarketi, i armatosuri u përplas në trotuar me një efektiv policie, i cili kalonte rastësisht në rrugë. Autori hapi zjarr edhe ndaj efektivit, por fatmirësisht nuk e kapi asnjë plumb, ndërsa i dyshuari mundi të largohej.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat ende vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai duket të jetë i veshur me rroba të zeza dhe atlete të vjetra