TIRANE- Vendimi i gjykatës për të pushuar çështjen ndaj Inva Mulës nuk ka ndikuar në bindjen e kameramanit Çepani. Avokati Ndue Pjetra konfirmoi dje ridepozitimin në gjykatë të së njëjtës padi kundër sopranos. I kontaktuar nga “Panorama”, Çepani tha se do t’i shkojë deri në fund përballjes gjyqësore për fitimin e të drejtës së tij. “Jam i vendosur, që gjithçka të vendoset konform ligjit, ndryshe nuk ka pajtim për mua. Pavarësisht personit që kam përballë, ai filmim është një pronë që nuk ka Zot të ma cenojë”, u shpreh kameramani Çepani. Sopranoja Inva Mula i shpëton dënimit