Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamera e fshehtë/I vranë babanë, prokurorja mbyll hetimet: S’më intereson!

2019/01/23 at 10:03 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamera e fshehtë/I vranë babanë, prokurorja mbyll hetimet: S’më intereson!

Një burrë kërkon drejtësi për të atin që ia kanë vrarë 7 vite më parë. Ai është orvatur dyerve të gjykatës dhe prokurorisë së Korçës dhe më pas ka denoncuar në emisionin “Stop”. Djali i viktimës Erion Hena, takon prokuroren, duke i thënë, se po e çon drejt vetëgjyqësisë. Ai e ka filmuar prokuroren Oli Visi teksa i thotë: Nuk më intereson se çfarë bën ti. Nga ne nuk ke pengesë!


58-vjeçari Ethem Hëna u vra në lokalin ku punonte si roje në 2012. Djali i tij Erion Hëna, denoncoi në emisionin “Stop” mungesën e hetimit dhe lënien të lirë të autorit të vrasjes Edison Kodralliu. Veç anëve të errëta të hetimit të kësaj çështjeje, emisioni “Stop” solli dëshmi ekskluzive me audio të banorëve të fshatit, që kishin parë natën e krimit vrasësin e liruar nga drejtësia.

Pasi u rihap çështja, dosja nga policia shkoi në Prokurorinë e Korçës ku iu caktuar për hetim prokurores Oli Visi. Ndër të tjera, ajo kishte dy detyra kryesore: Marrjen e dëshmitarit, i cili pranonte se kishte parë konfliktit midis të ndjerit dhe të dyshuarit kryesor dhe bërjen e aktit të thelluar të aktit kimik, për të vërtetuar që faktorët plotësues të gjetur në bluzën e Kodralliut vinin nga baruti, apo nga faktorë të tjerë.

Avokati Arben Llangozi tregon: “Nga ana e Prokurorisë së Korçës çuditërisht, sepse vetëm organ procedues nuk mund të quhet, e ka mbuluar sërish edhe këtë provë. Ky dëshmitar, që është konkret, nuk është pyetur asnjëherë nga organi i prokurorisë”.

Djali i viktimës Erion Hëna, nëpërmjet kamerës së fshehtë përballet vetë me prokuroren Visi.

Djali i viktimës-D.m.th, e dorëzuat si dosje?

Prokurorja Oli Visi-Po tani kemi mbaruar, e kemi bërë njoftimin… Unë bëra ato veprime që na dolën gjatë hetimit, me ato veprime unë nuk arrija dot që t’ia provoja, që ishte ai autori, në rast se…

Djali i viktimës-Po si do ta provoje e nderuar, kur nuk merr dëshmitarët?

Prokurorja Oli Visi-Kë dëshmitar?

Djali i viktimës- Ti thua, që Mujon s’e gjej…Mondi thotë…

Prokurorja Oli Visi-Kë Mondi?

Djali i viktimës-Ai që ishte në tavolinë me Mujon.

Prokurorja Oli Visi-Si thotë Mondi?

Djali i viktimës-I ke parë filmimet, dëgjoji!Po gjeja anën ligjore, moj e nderuar!

Prokurorja Oli Visi-Po si ta gjej?

Djali i viktimës-Po ku di unë? Ju jeni person kompetent për këtë gjë. Do më bëni të shkoj në vetëgjyqësi. Do shkoj, do ta vras vetë!

Prokurorja Oli Visi-Atë çfarë do bësh, mos më thuaj! Nuk më intereson…

Djali i viktimës-Jo! Ty nuk të intereson, sepse e kupton…

Prokurorja Oli Visi-Nga ne nuk ke ndonjë pengesë…

Djali i viktimës-Jo s’ka sesi, pengesa vetëm kur të më merrni, të më vini prangat…

Prokurorja Oli Visi-Mbase s’më bie mua radha…,mund t’i bjeri ndonjë tjetri.

Djali i viktimës-Nuk logjikohet kështu, e nderuar! Nejse…

Etiketa: denoncimkorcePROKUROREstop


Ju sugjerojmë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Shkurt, 2026 8:54 am
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Para
Befason Robert Berisha: Unë dua Zaiminën

Zaimina ekspozon më tepër seç duhet, 'çmend' Instagramin

Pallati shumëkatësh te Presidenca, prokuroria heton Këshillin e Territorit

Pallati shumëkatësh te Presidenca, prokuroria heton Këshillin e Territorit

Video-Opinion/ Bleona Qereti: Paraja më bën të lumtur, s’jam komuniste

Video-Opinion/ Bleona Qereti: Paraja më bën të lumtur, s’jam komuniste
















TE FUNDIT

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
6 Shkurt, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
6 Shkurt, 2026

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
6 Shkurt, 2026

Dashi Sot ndjeni një energji të re që ju shtyn të përballeni me vendosmëri me çështje që kanë mbetur pezull....

Lexo më shumë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com