Një 60-vjeçar që ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor në Durrës, është arrestuar ditën e sotme.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, u arrestua H. A., 60 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.