Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të rëndësishme televizive

2024/08/29 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të rëndësishme televizive

Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz do të japin sot intervistën e parë të rëndësishime televizive në kuadër të fushatës së tyre presidenciale, ndërsa dyshja po zhvillon një turne zgjedhor me autobus në juglindje të Xhorxhias.

Intervista e së enjtes me gazetaren e rrjetit CNN Dana Bash paraqet një mundësi që zonja Harris të shuajë kritikat se u është shmangur intervistave dhe ofron një platformë të re për të paraqitur pikëpamjen e saj të fushatës si edhe për të sporvuar aftësitë politike përpara debatit me ish-presidentin Donald Trump, që është planifikuar të mbahet në 10 shtator.

Intervista paraqet gjithashtu rrezik, në një kohë që ekipi i saj synon të ruajë entuziazmin dhe përkrahjen, pas largimit nga gara të Presidentit Joe Biden dhe mbajtjes javën e kaluar të Kuvendit Kombëtar Demokrat.

Dhënia e intervistave të përbashkëta në një vit zgjedhor është diçka e zakonshme në politikë, Joe Bideni dhe Kamala Harrisi, Donald Trumpi dhe Mike Pence, Barack Obama dhe Joe Bideni, të gjithë kanë bërë intervista të tilla gjatë garës presidenciale.

Dallimi është se të gjithë këta kandidatë të tjerë kishin bërë më parë edhe intervista vetëm. Zonja Harris nuk ka bërë asnë intervistë vetëm që kur u bë kandidatja kryesore e partisë 5 javë me parë dhe as më herët, kur garonte në krah të Presidentit Joe Biden, para se ai të tërhiqej.

Intervista me rrjetin CNN do të transmetohet në orën 9 të mbrëmjes me orën lokale. Ajo do të regjistrohet paraprakisht në orën 13:45. Intervista realizohet ndërsa dyshja mban një turne dy ditor me autobus në juglindje të Xhorxhias, i cili kulmon me një takim zgjedhor në qytetin Savanah.

Zonja Harris, gjatë detyrës si Nën Presidente ka realizuar intervista televizive dhe të shkruara me agjencinë The Associated Press dhe media të tjera, më shpesh se sa presidenti, me përjashtim të periudhës pas debatit të dobët me Donald Trumpin, kur Joe Bideni dha disa intervista brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa përpiqej të bindte publikun dhe partinë se ishte në gjendje të drejtonte vendin edhe për katër vjet.

Mosparaqitjet mediatike të zonjës Harris gjatë muajve të fundit janë kthyer në një prej pikave kryesore për të cilën po e sulmojnë republikanët. Fushata e zotit Trump ka mbajtur shënim se sa ditë kanë kaluar që kur ajo u bë kandidate dhe nuk ka dhënë intevistë.

Të mërkurën, guvernatorja e Arkansasit, Sarah Huckabee Sanders, ish zëdhënësja e zotit Trump, sugjeroi se zonjës Harris i nevojitej “një dado” prandaj intevistën nuk po e jep vetëm, por së bashkus me zotin Walz.

“Ata e dinë që Kamala Harrisi nuk ia del dot të japë një intervistë vetëm”, tha ajo në emisionin “Fox & Friends”, të rrjetit Fox News.

Ndërkohë, zoti Trump ka dhënë intervista kryesisht në media konservatore, megjithëse ai ka mbajtur konferenca më të hapura për shtypin javët e fundit.

Pas intervistës me CNN-in, zoti Walz do të largohet dhe zonja Harris do të vazhdojë turneun me autobus vetëm. Ajo do të marrë pjesë në një takim zgjedhor para se të kthehet në Uashington.

Fushata e zonjës Harris beson se që të fitojë ndaj zotit Trump në Xhorxhia në nëntor, ajo duhet të depërtojë në bastionet e republikanëve në gjithë shtetin.

Drejtori i komunikimit të fushatës së zonjës Harris, Michael Tyler tha se turneu me autobus ofron një mudësi “që të shkojmë në vende që nuk shkojmë zakonisht dhe të sigurohemi se po garojmë tek të gjithë komunitetet”.

Sipas një anketimi të kompanisë Gallup, entuziazmi i demokratëve për votën e tyre në nëntor është rritur përgjatë muajve të fundit.

Rreth 8 në 10 demokratë thonë tani se janë me entuziastë se zakonisht për votimet, krahasuar me 55 për qind që shpreheshin kështu në mars.

Për të njëjtën periudhë, entuziazmi tek republikanët është rritur shumë më pak dhe rreth dy të tretat e republikikanëve thonë se janë me entuziastë se zakonisht për votimet./VOA

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Para
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Duhen kompromise të vështira nga Kosova e Serbia për rrugën drejt BE

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Duhen kompromise të vështira nga Kosova e Serbia për rrugën drejt BE

OBSH: Arrihet marrëveshja për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet marrëveshja për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

Serbia nënshkruan marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë Rafale

Serbia nënshkruan marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë Rafale

TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, ka përfunduar në të gjithë vendin, teksa tashmë vijon...

Lexo më shumë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com