Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam një vit pa u larë”, thirrja e 18-vjeçarit të paralizuar që është braktisur nga prindërit

2024/02/29 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kam një vit pa u larë”, thirrja e 18-vjeçarit të paralizuar që është braktisur nga prindërit

“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda.


Grigor Buda, është gjyshi i 18-vjeçarit, Nino Buda që është i paralizuar.

Prej 4 vitesh të riut i janë ndarë prindërit, të cilët kanë krijuar familje të reja, duke e lënë Ninon te gjyshërit.

“E kanë braktisur, secili ka krijuar familjen e vet. Unë jam gjyshi nga ana e mamit.Me gjyq fëmijën ia dhanë të ëmës që quhet Klodiana Buda, ndërsa babai, Saimir Ashiku. Babai ka familje tjetër, kjo familje tjetër. Të dy janë me familje të rregullt dhe është braktisur fëmija e kanë lënë tek ne”, tha ai.

Gjyshi tregon ndër të tjera se herë pas here Ninon e takon i ati, ndërsa vajza së fundmi nuk vjen më ta shikojë pasi nuk është në gjendje që ta mbajë djalin.

Grigori thotë se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.

“E mori në fillim fëmijën dhe filloi fëmija që të rrijë atje bashkë me ata. Atje ishte në kat të 6, këta vuanin për ta ngritur e për ta çuar. Ngaqë e trajtonin keq fëmijën, e rrihte e bënte ky mori të atin në telefon. I tha bab mos më le më këtu se unë këtu po vdes. E mori i ati. Nuk e mbante dot se nuk e donte ajo tjetra. Thoshte ku e ka nënën e vet, pse ta mbaj unë”, tha gjyshi.

“Mua nuk më do nëna ime”, tha 18-vjeçari.

18-vjeçari merr 250 mijë Lekë Kemp dhe 150 mijë Lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregon, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.

“Të ardhurat tona si familje janë pensioni i çunit, Kempi, 400 mijë lekë. Nino thotë mushkëritë më dhembin, gjoksi më dhemb, e kam çuar atje. Ja tani sa mbaroi ca gjilpëra me 5 mijë e ca lekë copën. 10 copë gjilpëra. Ca i mori infermierja që erdhi këtu që ia bëri. Sytë i ka operuar nga 1 milion e gjysmë, pampersa e të gjithë gjërat që do. Kështu që… Të ardhurat e tjera janë 200 mijë pensioni im dhe 95 mijë që merr ime shoqe. Nuk kemi probleme me ujë e me drita që të jemi familje që nuk i kemi paguar”, tha gjyshi.

Vetë 18-vjeçari kërkonte të rrijë me të ëmën, por kur ishte me të iku për pak ditë pasi ajo i vuri dorë. Më pas shkoi te babai, gruaja e të cilit nuk pranoi ta mbante, ndaj përfundoi te gjyshërit.

Nino: Nuk më mbajnë dot gjyshërit. Unë i du shumë, e ata më duan shumë, por nuk më mbajnë dot. Kam 1 vit pa u larë. Me napë, me peshqir. Nuk kanë fuqi. Dhëmbët i kam copë. Nuk haj dot bukë. Nuk më merr njeri përsipër. Nga mushkëritë nuk marr dot frymë. Dua të sistemohem te mami im.

Gazetarja: Unë si Stop do ta bëj përpjekjen, por nëse është e pamundur kjo pjesë, ku mund ta sistemojmë Ninon?

Nino: Ku të jetë më e mira për mua, me ndonjë qendër.

Gjyshi tregon se Ninos kanë nisur t’i prishen dhëmbët, por dentistët në Elbasan nuk e kanë marrë përsipër.

Për çështjen e 18-vjeçarit të braktisur nga prindërit, Nino Buda, “Stop” takoi të ëmën e Ninos, Klodiana Buda me bashkëshortin e saj të ri.

Ajo thotë, se nuk është e aftë ta mbajë djalin pasi ka probleme të shëndetit mendor dhe mund t’i bëjë keq. Sipas saj, i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale.

Klodiana Buda: Fëmijën e ruaj nga vetja ime.

Gazetarja: Pse? Sepse më thanë që e ke dhunuar?

Klodiana Buda: Po. Nuk e kam dhunuar unë. Më ka dhunuar ai mua. Më ka kafshuar. Më ka thënë lloj-lloj llafesh. Kam hequr situatë të keqe. Kam qenë e sëmurë. Pija ilaçe me grushte dhe tani kështu jam.

Gazetarja: Me vendim gjykate e ke ti fëmijën në kujdestari.

Klodiana Buda: Fëmija është 18 vjeç, mbush 19 në Shtator. Nuk kam ku ta çoj. Kam krijuar jetën time.

Gazetarja: Nuk e mban dot tek familja e re që je?

Klodiana Buda: Vetë nuk e mbaj dot. Nuk jam e aftë.

Gazetarja: Nuk do bashkëshorti?

Klodiana Buda: Nuk do. Dhe unë nuk jam e aftë. Fëmija do yzmet, unë nuk jam e aftë për veten time. Nuk jam sepse kam kaluar shumë keq dhe jam me depresion dhe me ilaçe. Nuk mundem dot sepse nëse ndodh diçka tjetër kush e merr përsipër. E kupton që e ruaj nga vetja. Unë që kam arritur deri këtu e mbroj nga vetja ime në radhë të parë. Pse të arrij unë deri atje ta kem peng. Unë, ose ai mua.

Gazetarja: Prindërit e tu janë të pafuqishëm. Ke informacion që Nino ka 1 vit pa u larë?

Klodiana Buda: Unë kam vajtur sa herë më kanë kërkuar. Mua më përzejnë, sillen keq.

Gazetarja: Keni mundësi ta mbani apo jo se ai do të rrijë me ju.

Bashkëshorti: Jo nuk ka mundësi.

“Stop” u interesua në Bashkinë e Elbasanit, ku drejtoresha Eltiona Kolla tha se Elbasani nuk ka qendra rezidenciale, por ajo do të interesohet që ta sistemojë me Shërbimin social sa më afër.

“Qyteti ynë nuk ka qendër rezidenciale. Nuk është i vetmi Elbasani. Ne jemi duke lobuar dhe duke e diskutuar dhe ngritur këtë çështje edhe më lart si në ministrinë përkatëse. Ne do marrim masa të menjëhershme që të lidhemi me Shërbimin Social Shtetëror Rajonal Elbasan për ta akomoduar në një qendër përkujdesjeje rezidenciale në një nga qytetet që ne do gjejmë hapësira dhe do ketë vend për ta akomoduar”, tha ajo.

Me 5 punonjës të Bashkisë Elbasan, “Stop” shkoi në shtëpinë e Ninos, ku gjyshërit plotësojnë dokumentacionin dhe pranojnë, që nipi të sistemohet në një qendër rezidenciale në Tiranë./tvklan



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Arrestimi i Belerit, Ardit Bido: “Marule” për të blerë dokumente greke…

Arrestimi i Belerit, Ardit Bido: “Marule” për të blerë dokumente greke...

Sekretari i OMONIA-s zbulon faktin që tronditi gjyqtarët për çështjen “Beleri”: U llahtarisën kur…

Sekretari i OMONIA-s zbulon faktin që tronditi gjyqtarët për çështjen "Beleri": U llahtarisën kur…

Anëtarësime të reja në Njësinë 8, Veliaj: E kemi mendjen e hapur për të rinjtë që i bashkohen PS

Anëtarësime të reja në Njësinë 8, Veliaj: E kemi mendjen e hapur për të rinjtë që i bashkohen PS
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com