Gazetari i njohur Saimir Kodra ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka treguar eksperiencën e tij me dublimet e filmave për fëmijë. Kodra me zërin e tij ndër të gjitha rolet njihet më së shumti për atë të gomarit në filmin “Shrek”.
Gjatë bisedës në studio gazetari tregon mes të qeshurave se historia e tij me gomerët ka nisur shumë herët që në fëmijërinë e tij kur shkonte në fshat.
Ndërkohë lidhur me eksperiencën e tij në dublimin e filmave për fëmijë Saimir Kodra shprehet se është nje punë e madhe që kërkon përkushtim. Sa i përket filmit “Shrek” ai ka treguar se ka jetuar një muaj me fjalët e gomarit në mënyrë që t’i përshtaste sa më mirë në shqip.