Ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie. Gjykata ka hedhur shortin, që ka vendosur që çështjen në Apel do ta shqyrtojë gjyqtarja Irena Brahimi.
Ndaj Klosit rëndojnë tre akuza për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.
Klosi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me argumentin se ka dy fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.
Ish-zyrtarja përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila dëshmoi se nuk i kishte grabitur paratë në banesën e Klosit, por kjo e fundit ja kishte dhënë vetë për t’ia ruajtur.
Aktualisht si Klosi po ashtu dhe Dobi po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”./Opinion.al