Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam besuar tek të rinjtë”, Shehaj për partinë e tij: Ndryshojmë totalisht nga të gjitha forcat e tjera politike

2025/04/09 at 11:48 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam besuar tek të rinjtë”, Shehaj për partinë e tij: Ndryshojmë totalisht nga të gjitha forcat e tjera politike

Partia “Mundësia”, një parti e themeluar nga Agron Shehaj pak muaj më parë ka nisur takimet intensive me qytetarë në qytete të ndryshme në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj tregon më shumë mbi aktivitetin e partisë “Mundësia”. Kreu i kësaj partie shprehet se mesazhi i tyre është eksperienca dhe fakti që kanë zgjedhur t’ja dalin me punë të ndershme.

“Aktiviteti ynë ose i imi të paktën nuk ndryshon shumë nga të qenit kandidat për deputet, pasi ajo që bëjmë është që të jemi tek njerëzit, të flasim me njerëzit, të përcjellim mesazhin tonë. Mesazhi jonë është eksperienca jonë. Ne jemi të gjithë njerëz që kemi zgjedhur t’ja dalim me punë të ndershme, pa lidhje politike, pa favore, pa ndere dhe shkojmë tek njerëzit që kanë zgjedhur pikërisht këtë gjë”,thekson Shehaj.

Po ashtu, Shehaj thekson se gjithmonë ka besuar tek të rinjtë që në fillimet e tij si në biznes edhe tashmë në politikë.

“Unë kam besuar tek të rinjtë dhe besoj se të rinjtë janë e vetmja zgjidhje në fakt. Kur kam krjuar kompanitë e mia kam punuar vetëm me të rinjtë. Unë isha 28 vjeç kur kam filluar dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi ishin më të rinj se unë. Unë besoj shumë tek të rinjtë. Më mirë një i ri që ka energji dhe është i motivuar se sa një i madh që ka eksperincën dhe nuk ka më dëshirë”, deklaron kreu i Partisë Mundësia.

Agron Shehaj është ndalur edhe tek fushata e tyre, teksa shton se ajo që ata i drejton është se ata duhet të bëjnë gjera ndryshe nga partitë e tjera.

“Fushata është të kesh një propozim zgjidhjesh, një vizion dhe kjo pastaj duhet të gjesh mënyrën ta përcjellësh dhe kjo nuk është e lehtë sepse duhet të gjesh një mënyrë interesante që të tërheqësh vëmendjen. Ajo që ne na drejton është që e para duhet të bëjmë gjëra ndryshe dhe e dyta ne drejtohemi nga rezultati. Duhet të tregosh se ti ke një plan, një vizion dhe zgjidhje për të ofruar. Fushata elektorale është për të folur për të ardhmen dhe jo për të kaluarën”, tha Shehaj.

Ndër të tjera, Shehaj thotë se partia e tij është një model krejt ndryshe në politikë dhe konsiston në një projekt afatgjatë.

“Ne ndryshojmë totalisht me të gjitha partitë e tjera politike. Ne jemi të vetmit që themi, ne do të zvogëlojmë administratën, do të luftojmë shpërdorimin e parave dhe pasi të kursejmë të paktën 1 miliardë Euro në ato 8 miliardë, 500 milion do jua kthejmë qytetarëve duke iu ulur taksat dhe 500 milion do t’i investojmë në shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera”, shprehet Shehaj.

Shehaj po ashtu shprehet i bindur se një ditë do të krijojnë një grup parlamentar dhe do të marrin besimin e qytetarëve për të qeverisur.

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Opinion – Margarita Xhepa dhe Timo Flloko që s’keni parë! – 9 Prill 2025

Opinion – Margarita Xhepa dhe Timo Flloko që s’keni parë! – 9 Prill 2025

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 10 prill 2025

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com