Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi shtatzëninë në parqet e Italisë, sakrificat e Klajdës: Haja ushqime të skaduara, lahesha me letra duarsh 

2024/02/25 at 5:26 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaloi shtatzëninë në parqet e Italisë, sakrificat e Klajdës: Haja ushqime të skaduara, lahesha me letra duarsh 

Jeta e rehatshme dhe e bukur e Klajdës në Shqipëri ndryshoi me largimin e saj drejt Italisë 24 vite më parë. Ajo rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se dashuria për bashkëshortin e bëri të duronte sakrifica të mëdha vetëm që të qëndronin bashkë. 

Klajda pranoi të kujdesej për shtëpinë ku ata jetonin së bashku me punëtorët e tjerë por një ditë të dy përfunduan në rrugë. Ajo kishte mbetur shtatzënë dhe pritja e ëmbël, një nga momentet më sublime për një grua, u kthye në një pasiguri të madhe e luftë të përditshme mbijetese. 

Klajda: Një ditë bashkëshorti im humb punën dhe duke humbur punën humbim edhe shtëpinë sepse shtëpinë e kishte pronari. Aty kishim vetëm një kuvertë. Atë kuvertën e morëm dhe ikëm të jetonim në park dhe unë isha shtatzënë me djalin. 

Ardit Gjebrea: Dhe flinit nëpër parqe. 

Klajda: Flinim te parku. 

Ardit Gjebrea: Jashtë? 

Klajda: Jashtë, dy muaj. 

Ardit Gjebrea: Për t’u larë, për t’u shpëlarë? 

Klajda: Nuk laheshim. Unë haja vetëm kumbulla, ishin ca kumbulla jeshile aty te parku dhe unë haja ato kumbulla sepse nuk kishim mundësi ku të gatuaje, rroga pothuajse humbi sepse humbi puna dhe me ato paikica që kishim. Për t’u larë unë ikja në supermarket te tualetet e supermarketit dhe atje me letrat e duarve, i lagnim dhe arrinim të laheshim. Ndërkohë bashkëshorti im gjen punë 50 km larg vendit ku ishim në Bolonja dhe transferohet atje për të bërë dokumentet. Unë vazhdoja akoma të jetoja në park. 

Ardit Gjebrea: Vetëm? 

Klajda: Vetëm. 

Ardit Gjebrea: Po në shtëpi çfarë u thoje në Shqipëri? 

Klajda: Në shtëpi që thoja që isha mirë. E merrja me kabinë telefonike  mamin se atëherëë nuk kishim as celular, u thoja që isha mirë, mërzitesha se më mungonin shumë vëllezërit, mami dhe babi dhe me sakrifica po mësoja gjuhën, thoja avash-avash. 

E uritur, shtatzënë dhe e pastrehë, Klajda gjente alternativa nga më të pabesueshmet për të ushqyer veten dhe fëmijën. Një ditë, pati një fije shprese kur dëgjoi një zë që i foli në shqip. 

Klajda: Në supermarket hidhnin gjërat e skaduara, gjërat e prishura dhe ai ishte i vetmi ushqim i imi. Unë ndihesha keq sepse fëmija duhet të ushqehej, shumë e vështirë. 

Ardit Gjebrea: Derisa një ditë dëgjove një zë të fliste shqip. 

Klajda: Një ditë isha në supermarket, po flisja shqip me veten time dhe ndalon një grua shqiptare që quhet Mide. Ajo ndalon dhe thotë “je shqiptare”, aty filloj të qaj sepse për mua ishte emocion i madh të dëgjoja pas shumë vitesh zërin e një shqiptareje. I tregova historinë time dhe ajo vendosi të më merrte në shtëpi. Ika te shtëpia e saj, hëngra, u ngroha, u lava dhe vendosën të më mbanin aty për disa javë por kushtet e saj, edhe ajo emigrante nuk lejonin praninë time të gjatë. Atëherë më njohu me një shqiptare tjetër, Vera, aty kam ndenjur një muaj, me sakrifica edhe ato. Pastaj bëra xhiron te një kosovare, te një vlonjate. Unë jetova për 5 muaj nëpër shtëpitë e të tjerëve, gjithmonë shtatzënë./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Bujqit polakë bllokojnë një autostradë kyçe me Gjermaninë 

Bujqit polakë bllokojnë një autostradë kyçe me Gjermaninë 

Emri/Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali 

Emri/Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali 

Momenti kur shefi i policisë goditet me shishe në kokë gjatë ndeshjes Kukësi-Erzeni (Foto) 

Momenti kur shefi i policisë goditet me shishe në kokë gjatë ndeshjes Kukësi-Erzeni (Foto) 

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com