Policia Kufitare e Sarandës ka kapur në flagrancë një shtetas për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, ndërsa ka shpallur në kërkim doganierin e Kontrollit Fizik në Qafë Botë.
Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë. Ditën e djeshme Selmani është kapur në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë duke transportuar me mjetin tip “Benz-Mercedes”, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramësh agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).