Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi kamionin me drogë, Prokuroria nis hetimin pasuror ndaj nën/komisarit të policisë

2017/12/10 at 10:46 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaloi kamionin me drogë, Prokuroria nis hetimin pasuror ndaj nën/komisarit të policisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për nënkomisarin e Komisariatit të Fierit, Festim Lelajn, si edhe për dy policët kufitarë të Durrësit dhe doganierin e arrestuar për trafik droge. Burimet pranë organit të akuzës thonë për “Panorama” se pasuria e nënkomisarit dhe e familjarëve të tij është në sitën e drejtësisë. Duke filluar nga dita e hënë, do të verifikohen të gjitha llogaritë bankare të nënkomisarit, nëse ka të tilla, si edhe të familjarëve të tij.

Po kështu, janë dërguar shkresa në institucione si Drejtoria e Tatimeve dhe në Hipotekë për të mësuar rreth pasurive të luajtshme apo të paluajtshme që ka nënkomisari dhe nëse ato justifikohen me të ardhurat e tij të ligjshme. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për dy policët kufitarë të arrestuar, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani. Sitës së pasurisë do t’i nënshtrohet edhe doganieri Altin Katundi. Të lartpërmendurit u arrestuan në një operacion madhor me urdhër të Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se grupi prej 7 personash, arrestuar këtë javë, ka bashkëpunuar me 5 persona të tjerë për të trafikuar drogë në vendet e BE-së. Grupi u zbulua në janar 2017, kur në Ankona u kap një kamion me targa shqiptare, në të cilin ishin ngarkuar 2.5 tonë kanabis me destinacion Gjermaninë.

Në atë muaj u arrestuan 5 persona për drogën në Shqipëri, ndërsa hetimet vijuan për pjesëtarët e tjerë. Burimet thonë se nënkomisari Lelaj dyshohet se ka trafikuar drogë edhe më parë, në vitin 2014, kur ishte efektiv kufiri në Vlorë. Ai po hetohet edhe për një ngarkesë prej 250 kg kanabis të trafikuar në Itali, e cila përmendet në përgjimet që i janë bërë nga Prokuroria. Sa i përket kamionit të kapur në Itali, Lelaj, i cili ishte në rolin e organizatorit të grupit, grumbullonte drogën që kultivohej në Vlorë dhe më pas ajo ngarkohej në kamionë me paleta druri që kishin destinacion Gjermaninë. Droga kalonte nga Porti i Durrësit, ku në ndihmë të grupit vinin dy efektivët e Policisë Kufitare dhe doganieri Altin Katundi, së bashku me agjentin doganor Mikail Hila. Kamioni pa drogë i nënshtrohej fillimisht skanerit dhe më pas ai ndërronte rimorkion me atë që vinte pas tij, që ishte ngarkuar me drogë. Që të mos pikasej, i ndërrohej edhe targa. Në këtë mënyrë, droga kalonte nga Porti i Durrësit dhe shmangte edhe kontrollet në portin italian./ Panorama.al

Etiketa: Altin KatundiFestim LelajGezim Dervishi

Ju sugjerojmë

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Para
Video/ Milani kthehet te fitorja, mposht Bolonjën

Video/ Milani kthehet te fitorja, mposht Bolonjën

A është ndarë Bora Zemani nga bashkëshorti, ja çfarë thotë bukuroshja

A është ndarë Bora Zemani nga bashkëshorti, ja çfarë thotë bukuroshja

Video/ Aktorit kosovar i vdiq vajza nga mbidoza, ja rrëfimi i tij në emision

Video/ Aktorit kosovar i vdiq vajza nga mbidoza, ja rrëfimi i tij në emision

TE FUNDIT

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
8 Tetor, 2025

Teksa Kazakistani po vazhdon me planet ambicioze për të ndërtuar një rrjet modern të vëzhgimit dhe për të përmirësuar infrastrukturën...

Lexo më shumë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
8 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
8 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
8 Tetor, 2025

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com