Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kallëzimi i Gjiknurit/ Privatizimi i OSSHE-së, prokuroria hap hetimet për ministrat e PD-së. Ja shkeljet për të cilat u paditën

2015/12/30 at 6:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kallëzimi i Gjiknurit/ Privatizimi i OSSHE-së, prokuroria hap hetimet për ministrat e PD-së. Ja shkeljet për të cilat u paditën

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ndaj ish-ministrave të qeverisë së kaluar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2009.

ABC News ka mësuar se kallëzimi ka kaluar në zyrën e Drejtorisë së Hetimit Financiar dhe Antikorrupsionit pranë institucionit qendror të akuzës, i cili ka urdhëruar verifikimin e pretendimeve të kallëzuesit.

Burimet thonë se janë caktuar dy prokurorë për hetimin e çështjes, të cilëve u janë ndarë disa detyra për të hetuar pretendimet e ngritura në kallëzim. Me nisjen e këtij veprimi hetimor, prokuroria thotë se ka administruar në dosje raportin voluminoz të auditit të inspektorëve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, të cilët kanë konstatuar shkeljet e renditura në 8 pikat e kallëzimit.

Referuar materialit të dorëzuar në prokurorët thonë se do të verifikohet i gjithë procesi i privatizimit të OSSHE, duke filluar që nga përgatitja për privatizim, hartimi i kuadrit ligjor përkatës, ndjekja dhe zbatimi i procedurave të privatizimit.

Do të kërkohet në bazë të auditit të verifikohet procesi i tenderimit, materialet e negocimit të kontratës, konkluzionet e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe zbatimi i kontratës së privatizimit. Gjithashtu hetuesit thanë, se do të kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përkatëse gjatë zbatimit të kontratës, shkresat e Qeverisë pasi në kallëzim dyshohet se ka ndërhyrë në vendimarrjen e institucioneve të pavarura si Enti rregullator I Energjisë.

Si dhe do të verifikohen procedurat që kanë ndjekur institucionet e shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë çeke CEZ Shpërndarje. Në përfundim të këtij verifikimi, thanë hetuesit do të vendoset nëse ka elementë të veprës penale të konsumuar nga të kallëzuarit, që dyshohet se me veprimet dhe mos veprimet e tyre i kanë sjellë shtetit shqiptar një dëm prej rreth 414 milion euro. Për këtë dëm financiar, Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka denoncuar ish-ministrat e këtij dikasteri Genc Ruli dhe Florian Mima dhe dy zv/ministrat e tyre Neritan Alibali dhe Enno Bozdo. Në kallëzim pretendohet se ka kryer shkelje ligjore edhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare, Mimoza Vokshi, shtetasja Suzana Guxholli si ish-këshilltare e kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Veprimtaria e të gjithë këtyre personave të kallëzuar dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe personat e tjerë që janë marrë me këto procedura, sipas prokurorisë do të hetohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë, në kallëzimin e saj, pretendon se audituesit kanë konstatuar se privatizimi i OSSHE-së ka qenë një proces abuziv, i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet nënligjore, praktikat e privatizimit në sektorin energjetik si dhe janë konstatuar elementë të veprës penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Orgjia/ Ndërsa në Paris kryhej masakër, në Bruksel ushtarët dhe policet…

Orgjia/ Ndërsa në Paris kryhej masakër, në Bruksel ushtarët dhe policet...

Rasti i rrallë/A mund të ndërrohen kufijtë pa luftë? Kush janë shtetet që do ta bëjnë?

Rasti i rrallë/A mund të ndërrohen kufijtë pa luftë? Kush janë shtetet që do ta bëjnë?

UEFA/ Ja 5 talentet e Europianit që duhen ndjekur. Ja shqiptari që duhet vëzhguar

UEFA/ Ja 5 talentet e Europianit që duhen ndjekur. Ja shqiptari që duhet vëzhguar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com