Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi i janë sekuestruar në banesë një kallashnikov, fishekë dhe kapsolla detonatore. I arrestuari është identifikuar me inicialet E. Gj..
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31-vjeçarit, në fshatin Ishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe 54 kapsolla detonatore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.