Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

2025/04/02 at 2:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.


“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Kallas foli, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja [të Shteteve të Bashkuara të Amerikës] prej 25 për qind për automjetet. Si do të përgjigjet Bashkimi Evropian dhe çfarë mendoni se tregon kjo për marrëdhëniet transatlantike?

Kaja Kallas: Deri tani, njerëzit tanë të tregtisë po bashkëveprojnë me amerikanët, kështu që nuk e dinë saktësisht se çfarë po vjen. Ka deklarata që i shohim, por cilat janë veprimet reale? Nëse vjen një veprim i tillë, edhe ne kemi një plan të gatshëm, por ajo që dua të theksoj është se nuk ka fitues në luftërat tregtare.

Në fund, çmimet rriten dhe konsumatorët paguajnë më shumë për këto produkte, dhe ky nuk është veprim i mençur. Prandaj, ende shpresoj që nuk do të fillojmë këtë luftë tregtare.

Radio Evropa e Lirë: [Presidenti i Finlandës], Alexander Stubb, kur ishte në Amerikë së voni, foli për një armëpushim të mundshëm të plotë në luftë [mes Ukrainës dhe Rusisë] më 20 prill. A mendoni se kjo është e realizueshme?

Kaja Kallas: Deri tani, Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim që para tre javësh, dhe nuk kemi parë asnjë shenjë pozitive nga Rusia. Ata thjesht po luajnë lojëra.

Mendoj se do të ishte shumë mirë t’u vihet një afat i qartë se deri kur duhet të përgjigjen, të tregojnë qëndrimin e tyre dhe të shfaqin vullnet të mirë se duan paqe.

Është e qartë që ukrainasit e duan atë.

Radio Evropa e Lirë: [Kirill] Dmitriev, një nga negociatorët e Kremlinit, pritet ta vizitojë Uashingtonin së shpejti. A do të dëshironit të flisnit me të? A mendoni se BE-ja duhet të negociojë me të?

Kaja Kallas: Për Ukrainën, Ukraina duhet të negociojë me Rusinë. Kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, sepse bëhet fjalë për Ukrainën dhe nuk mund të bëhet pa Ukrainën.

Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, sigurisht që duhet të diskutojmë mes nesh dhe me aleatët tanë për mënyrën se si ta rregullojmë këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është BE-ja apo ndonjë vend evropian i gatshëm të diskutojë drejtpërdrejt me Moskën?

Kaja Kallas: Kur bëhet fjalë për negociatat reale që lidhen me Evropën, mendoj se është e rëndësishme të kemi parasysh se Rusia nuk duhet të ketë ndikim mbi mënyrën se si ne organizojmë sigurinë tonë, sepse Evropa nuk po e sulmon Rusinë. Përkundrazi, Rusia ka sulmuar fqinjët e saj, prandaj ne po diskutojmë rreth aranzhimeve tona të sigurisë.

Megjithatë, sa i përket negociatave për Ukrainën, është e qartë se Evropa duhet të jetë pjesë e tryezës, sepse rezultati i tyre na prek edhe neve. Dhe, çdo marrëveshje nuk mund të funksionojë pa zbatimin e saj nga ana e evropianëve.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të flisni për këtë me [sekretarin amerikan të Shtetit, Marco] Rubio, kur ai të jetë në Bruksel ditët në vijim?

Kaja Kallas: Ne kemi folur për këtë edhe më parë, kur kishim takimet në kuadër të G7-tës në Kanada, dhe padyshim që do të flasim për këtë sërish. Është shumë e qartë se çfarë ka BE-ja në dorë – sanksionet janë vendosur nga Bashkimi Evropian, kemi misionin e trajnimit për ushtarët ukrainas, misionin civil në Ukrainë dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të BE-së, që përfshin Ukrainën.

“Po diskutojmë se çfarë mund të bëjmë për REL-in”

Radio Evropa e Lirë: Kemi dëgjuar shumë fjalë të mira për Radion Evropa e Lirë, por cili është hapi tjetër tani? A është Bashkimi Evropian vërtet i gatshëm të ofrojë mbështetje financiare, në plan afatgjatë dhe afatshkurtër?

Kaja Kallas: Ne po diskutojmë se çfarë mund të bëjmë, sepse media e lirë dhe qasja në informacione janë shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Por, sigurisht, kemi shumë organizata, shumë vende që po trokasin në derën tonë, sepse Amerika po tërheq mbështetjen, dhe të gjithë po na kërkojnë të mbushim boshllëkun. Është e qartë se nuk mund ta bëjmë këtë kudo. Prandaj, duhet me të vërtetë të diskutojmë se cili është plani se si ta mbulojmë këtë situatë.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni vizitën e [kryeministrit izraelit, Benjamin] Netanyahu, në Hungari, një shtet anëtar i BE-së? A jeni të shqetësuar se ndoshta persona të tjerë të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të vijnë në BE? Sidomos udhëheqja ruse.

Kaja Kallas: Shtetet anëtare janë palë të Konventës së Romës, që ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Prandaj, u takon shteteve anëtare që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe detyrimet që kanë marrë përsipër. Është e qartë se është e rëndësishme të ruhet besueshmëria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe Bashkimi Evropian e mbështet këtë gjykatë në çdo mënyrë të mundshme.

Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që [presidenti rus, Vladimir] Putin të vizitojë një shtet anëtar të BE-së së shpejti, nëse BE-ja nuk zbaton konventën?

Kaja Kallas: BE-ja e zbaton, por problemi është se BE-ja nuk është anëtare e konventës, janë shtetet anëtare. Prandaj, shtetet anëtare duhet ta zbatojnë atë – nëse një person hyn në territorin e tyre, ata duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Dialogu Kosovë–Serbi

Radio Evropa e Lirë: Javën tjetër do të vizitoni Ballkanin Perëndimor. Çfarë mendoni për protestat që po shohim aktualisht në Serbi? A jeni të gatshëm të organizoni së shpejti një takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Kaja Kallas: Sa i përket protestave, kjo është demokracia – ndodh edhe në vendet anëtare të BE-së që njerëzit të lodhen nga qeveritë dhe të protestojnë. Kjo tregon se demokracia po funksionon.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ose dialogun Beograd-Prishtinë, unë kam emëruar një Përfaqësues të Posaçëm, me të cilin do të ulem për të parë të ardhmen. Ajo që na intereson është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qoftë përmes këtij dialogu, apo ndonjë instrumenti tjetër, ne do të mbledhim ide dhe do të dalim me një propozim.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a mund të jetë diçka tjetër, përveç dialogut?

Kaja Kallas: Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse palët vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje – normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane.

Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, lidhur me Gjeorgjinë, si i vlerësoni ndryshimet në Ligjin për agjentët e huaj dhe Ligjin për transmetimin? A ka ende BE-ja ndonjë ndikim mbi Gjeorgjinë?

Kaja Kallas: Situata atje është jashtëzakonisht e vështirë. Dimë që shumica e popullit gjeorgjian mbështet fuqimisht Bashkimin Evropian, dhe dëshiron që Gjeorgjia t’i bashkohet BE-së.

Por, kjo nuk është rruga që ka zgjedhur qeveria. Pyetja për ne është: çfarë mund të bëjmë realisht për ta ndihmuar? Kemi ridrejtuar fondet nga qeveria tek organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile, për t’iu ndihmuar që të vazhdojnë rrugën evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Por, a ka diçka më konkrete ndaj qeverisë? Sanksionet nuk funksionuan, a ka diçka tjetër?

Kaja Kallas: Ne duhet të kemi marrëveshje në mes të 27 vendeve anëtare. Dhe, ky është problemi këtu. Prandaj, ne ende po punojmë për opsionet që mund të kemi. Kemi vendosur kërkesën për viza për pasaportat diplomatike, por vazhdimisht po diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë./REL



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
Para
“O Rame, për kë bien këto sirena?”/ Basha-kryeministrit: Ktheu njerëzve përgjigje, tani që u kthy Amerika në SPAK, a ndryshon noj gjo apo…

“O Rame, për kë bien këto sirena?”/ Basha-kryeministrit: Ktheu njerëzve përgjigje, tani që u kthy Amerika në SPAK, a ndryshon noj gjo apo…

Presidentja Osmani i propozon Britanisë marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi

Presidentja Osmani i propozon Britanisë marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi

Protesta për përplasjen e trenave në Greqi, bllokohet të premten lëvizja e mjeteve në Kakavijë

I dënuar me 9 muaj burg për mashtrim, arrestohet një shtetas në Kakavijë
















TE FUNDIT

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
24 Maj, 2025

Fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh janë infektuar me salmonelë. Të miturit manifestuan temperaturë, të vjellura dhe dhimbje koke,...

Lexo më shumë

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
24 Maj, 2025

Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
24 Maj, 2025

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me...

Lexo më shumë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com